Eni Çobani e revoltuar: Mua mos ma drejto më atë gishtin, jam më e fortë se ju të gjithë

Në seancën e ndërmjetësimit “Shihemi në Gjyq” tek E Diela Shqiptare ka qenë një çift bashkëshortësh, Idajeti dhe Shqiponja.

 

Kjo e fundit e ka nxjerrë jashtë burrin sepse mendon që ka hedhur firmën që shtëpinë e tyre ta marrë i vëllai. Këtë Idajeti nuk e pranon dhe është i indinjuar që gruaja e vetë e ka sjellë në këtë seancë ndërmjetësimi, ku shprehet se nuk do ia falë kurrë.

 

Idajeti: Kur më ka prurur kjo zonjë mua këtu, unë nuk e kam ditur kurrë, atë se çfarë ka bërë. Nuk po ta tregoj, po them kaq që ajo të deklarojë që të mos jetojë me mua më sepse jam bashkëpunëtor?! Unë nuk kam për ta pranuar këtë dhe nuk kam për t’ja falur kurrë asaj, kurrë, kurrë.

 

Eni Çobani: Kjo nuk është gjuhë për zgjidhje, kjo është gjuhë për luftë e kupton, e ne nuk jemi për luftë. Gishtin mos ma drejto mua të lutem.

Ti mund ta ndjesh veten shumë të fortë fizikisht, por përsa i përket të drejtës dhe ligjit më e fortë e ndjej veten unë nga të gjithë juve, kështu që të lutem, mua atë gishtin mos ma drejto herë tjetër, as mua as gruas, askujt.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME