Në rubrikën “Ka një mesazh për ty”, tek E Diela Shqiptare Marjana ka rrëfyer vështirësitë që ka kaluar në fshatin Kushovë të Gramisht ku jetonte.
Ajo tregon se për të shkuar në shkollë i duheshin 40 minuta dhe se duhet të kalonte një lumë mes për mes në dimër dhe në verë, pasi nuk kishte urë. Në një nga këto raste, Marjanën e ka rrëmbyer Lumi, por në ndihmë i ka ardhur motra dhe shoqja e saj dhe e shpëtuan.
Ardit Gjebrea: Ka patur ndonjë rast që lumi ka qenë i rrëmbyer?
Marjana: Po, madje ka një rast, babi im ishte në atë kohë sëmurë, se preu këmbën shumë rëndë dhe duhet ta linte punën për një javë, mori lejë. Gjithmonë na shoqëronte babi derisa e kalonim lumin dhe atëherë duhet ta kalonim vetë lumin. Ishte errësirë, ora 5 e 30 e mëngjesit. Duhet të zhvisheshim komplet sepse lumi kishte ardhur shumë, ne i mbanim xhinset shumë të ngushta dhe nuk na ngriheshin mjaftueshëm.
Ardit Gjebrea: Sa vjeç ishte ti?
Marjana: 15-16 vjeç në gjimnaz.
Ardit Gjebrea: Kishte fëmijë të tjerë më të vegjël?
Marjana: Po ishte motra ime më e vogël edhe shoqja ime ishte moshatare dhe motra ime më e madhe.
Ardit Gjebrea: Shkuat të kalonit lumin…
Marjana: Shkuam të kalonim ujin, unë kam qenë një fëmijë shumë i dobët edhe dallgët e lumit ishin shumë të rrëmbyeshme edhe më morën përgjatë 30-40 metra, më kanë postuar. Motrën dhe shoqen time i ka kapur paniku, “obobo Marjana, Marjana”. Dolën në një vend ku lumi filloi të ngushtohej dhe aty më kanë kapur dhe më kanë nxjerrë në anë të lumit.
Ardit Gjebrea: Kanë ndërruar sisteme, kanë ndërruar politika, ka ndërruar politikanë dhe asnjëri nuk e bëri urën dhe unë besoj që ndonjë prej tyre na dëgjon, edhe nëse nuk na dëgjon, dikush t’ja çojë në vesh sepse ne të gjithë shajmë njëri-tjetrin, por harrojmë se cili ka qenë në qeveri dhe askush nuk ka bërë atë që duhet të bënte sepse për aq kohë sa dikush merr detyrën për të qenë për të gjithë, duhet të jetë për të gjithë dhe të mendojë për të gjithë. Edhe për ata fëmijë që akoma e sot e kësaj dite kalojnë lumin