“Kam ngrënë grushta e dru”, telefonuesi: Elektricisti tha do ju pres dritat, i dola para, ma këputi një…

Tema e ditës në “Aldo Morning Show” në Tv Klan lidhet me veprimin që duhet ndërmarrë në rastet e grindjeve të rënda, kontaktohen së pari familjarët apo autoritetet?

 

Qytetarët, teksa ndajnë mendimet e tyre, tregojnë edhe histori personale. Llazari, një telefonues nga Korça tregon se ndërsa dikur ishte pjesë e një grupi artistik dhe kishte një personazh, emri i të cilit përkonte me atë të elektricistit të fshatit. Kjo u bë shkak për një sherr fizik mes tyre.

 

Llazari: Dikur, edhe në kohën e atëhershme, më kujtohet ka qenë viti ’80 se kjo është një histori që mund ta bësh për “Klanifornia”, fjala vjen. M’u kujtua nga grupet artistike ngaqë pak më përpara doli në duet Eli Fara dhe kemi qenë me grupet artistike në një fshat të Devollit.

 

Për një grimcë humoristike, kisha në sallë një personazh me atë emër. Personalisht kam ngrënë gjithë ato grushta e dru në kokë.

 

Aldo: Po çfarë ndodhi?

 

Llazar: Edhe për çudi, në plug të fshatit ka qenë i plotfuqishmi, shkoi e lajmëroi një nga gocat e grupit. Ai po… si ta them kështu banale, po kruante dhëmbët me gocën, as u bë ndonjë ndërhyrje.

 

Ne e lamë me aq, as nuk e bëmë problem që në atë kohë mund të bëhej problem, por që ta tregoj historinë se është shumë e bukur. E kishte emrin Aldo personazhi, Aldo ishte elektricisti i fshatit, “qërohuni” tha, “do ju pres dritat”. I dola para kështu që ta pengoja, ai ma këputi një pëllëmbë turinjve. Natyrisht reagova dhe unë, por pastaj u mblodh fshati.

 

Aldo: Sherri-sherr?

 

Llazar: Sherri-sherr. Me mua e kishin ata, pse godita atë./tvklan.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME