Dedektivja: Burrat 45 vjeç në Shqipëri duan vajza 18-vjeçare për lidhje qejfi

Dedektivja private Shkënda Lili tha në emisionin Good Morning Albanians në Euronews Albania se burra kanë tendencë të tradhtojnë gratë e tyre me vajza shumë të reja në moshë.

 

“Tradhtitë ndodhin me vajzat e reja ose me më të rinj se vetja, Vajzat janë të rejat shumë. Një burrë 45-vjeç do patjetër një vajzë 18 apo 20 vjeç. Ai do që të ndihet mirë”, u shpreh Lila.

 

Menjëherë ndërhyri në bisedë botuesja Rita Petro, e cila tha se burrat në këtë mënyrë duan që konfirmojnë fuqinë e tyre.

 

Dedektivja private Shkënda Lili tha në emisionin Good Morning Albanians në Euronews Albania se klientët që e kontaktojnë për të ndjekur partnerët i vënë në dukje ndryshimin në pamje të partneri.

 

Ajo tregoi se rastet e tradhtive i ka hasur më tepër pas moshës 40-vjeçare, ndërsa gjëja e parë që i kanë vënë në dukje klientet është fakti që partneri ka nisur të kujdeset për veten më shumë se ç’e bënte më parë.

 

“Kur vjen një kliente për të ndjekur partnerin, thotë kam parë ndryshme, ka filluar ta mbajë veten shumë, merret me telefonin, vjen vonë, është edhe neglizhenca ndaj partnerit. Por ndryshimi i parë është që fillojnë të mbajnë më shumë veten”, tha dedektivja.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME