Edhe pse jemi në dhjetor dhe e kemi lënë pas muajin e festave kombëtare, nëntorin, veshjet popullore mbeten akoma të preferuarat e shqiptarëve dhe për fatin e mirë jo vetëm për ditët e festave apo ndeshjeve të skuadrës kombëtare.
Ardiana Handraj ka mbi 20 vite që i punon me shumë dëshirë këto kostume të traditës ndërsa e gjitha nisi nga pasioni për të punuar një xhamadan me simbolin kombëtar shqiponjën. Kostumi tradicional shkodran është ndër më të preferuarit por edhe ndër më të vështirët për t’u punuar.
Ardiana tregon se diaspora shqiptare zë vendin kryesor sa i përket dëshirës për të patur këto veshje kombëtare por jo më pak edhe të huajt.
Ardiana thekson se pavarësisht vështirësive që kërkon kjo punë në mënyrë të veçantë sa i përket bazës materiale, ka të bukurën dhe vlerën e vet duke ndikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në ruajtjen e traditës sonë kombëtare.