Zbulimi arkeologjik në fshatin Turan të Tepelenës i përket shekullit III- II para lindjes së Krishtit. Konstatimi është nga specialisti i Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, Maringlen Meshini, i cili gjithashtu shton se ky ështënjë vlerësim paraprak.
Në një intervistë për Report arkeologu shprehet se raporti i bërë në terren do t’i kalojë Këshillit Kombëtartë Trashëgimisë për të dalë në një konkluzion final.
“Kemi të bëjmë me një gjetje rastësore që ka ardhur, si pasojë e punimeve bujqësore. Bëhet fjalë për një va rr që nisur nga konstruksioni që ka mund të themi se mund të jetë i shek III-II para lindjes së Krishtit.
Raporti i terrenit do të kalojë pranë Këshillit Kombëtar të Trashëgimisë, i cili do të përcaktojë më tej se çfarë do të bëhet. Por, ne na bën optimist, potenciali i konsiderueshëm që zona. Kjo e shton më shumë hartën e periudhave të ndryshme, që na kanë munguar për këtë pjesë,”– shprehet arkeologu Maringlen Meshini.
Edhe banori i fshatit ka treguar lidhur me zbulimin e bërë rastësisht nga ai, duke treguar se pllakën e va rrit e kishte pikasur teksa ishte duke punuar tokën me traktor.
Gjetjet u zbuluan ditën e djeshme, krej rastësisht nga Kuçi, i cili ka lajmëruar menjëherë për gjetjet, brenda varrit të lashtë.