Nga kryekuzhinier në Zvicër, në pronar restorantesh në Gjermani, historia frymëzuese e emigrantit shqiptar

Afrim Nikqi është shqiptari nga Rugova që ka korrur sukses në Gjermani. Ai e ka nisur fillimisht karrierën e tij si kryekuzhinier në Zvicër, ndërsa tani falë punë ka restorantet e tij në Gjermani.

 

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Afrimi ka treguar historinë e jetës së tij.

 

“Jam larguar nga Rugova në moshën 17 vjeç. Kisha motrën në Basel. Kam pasur pasion kuzhinën dhe më pas 2 vjetësh në Zvicër unë kam filluar zanatin. Unë u bëra kryeshefi i kuzhinës se e kapa punën në shpejtësi, isha ndër më i riu nga të gjithë punëtorët.

 

Konkurenca është shumë e madhe, edhe në këto vende duhet të jesh tepër i mirë. Në zonën ku jam unë, dhe kriteret janë më të shumta se në vendet normale”, u shpreh ai.

 

Më tej, Nikqi zbuloi se fillimisht e la Zvicrën se në Gjermani ishte dashuria e jetës së tij, me të cilën sot ka dhe dy fëmijë.

 

“Fillimisht nga Zvicra në Gjermani shkova për një vajzë, ajo jetonte atje. Jemi njohur pas 23 vitesh përmes familjes, domethënë na kanë prezantuar. Fillimisht shkova për të qendruar disa muaj, por qendrova përgjithmonë. Atëherë kam qenë më i ri dhe më interesonin emocionet e mia. Kështu u ndala dhe te kuzhina. Tani kemi 6 vjet të ndarë. Kemi qene për 16 vjet bashkë, kemi dy fëmijë, dy djemë, i madhi vazhdon juridukun, ndërsa djali i vogël është 17-vjeç dhe ka interesa për me vazhdu në kuzhinë. Ka shumë qejf për të gatuar dhe në shtëpi gatuan vetë”, shtoi ai./abcnews.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME