Në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare ka qenë Ermira, bashkëshorti i saj Musai dhe djali i dajës së Ermirës, Bexheti.
Të tre kanë dashur të surprizojnë Mynin, gocën e dajës së Ermirës e cila është 77 vjeç. Myni ka jetuar deri në moshën 25 vjeç tek familja e Ermirës pasi i vdiq e ëma kur ishte vetëm 2 vjeç. I ati u martua me një grua tjetër, ndërsa Myni njihte si nënë dhe baba, prindërit e Ermirës, që ishin halla dhe burri i hallës së saj.
Ermira: Në moshën 25 vjeç, mama nuk ja kishte bërë dot pasaportizimin, dhe shkon jeton me të atin në Elbasan.
Ardit Gjebrea: Sa doja të pyesja, babai i Mynit ishte daja.
Ermira: Po vinte shumë shpesh, takonte Mynin tek ne.
Ardit Gjebrea: Po për Mynin çfarë ishte?
Ermira: Po kur i rrit Myni e kuptoi që nuk ishte mami e babi.
Ardit Gjebera: Po në fillim fare si i thërriste, daja si ju?
Ermira: Po daja si ne.
Ardit Gjebrea: Dhe një ditë mori vesh se ky daja ishte na ishte baba. Po daja kishte një grua tjetër?
Ermira: Më vonë ai mori një grua të madhe që ta donte Mynin, por Myni nuk u nda dot nga ne, nuk iku.
Ardit Gjebrea: Jam kureshtar ta di, kur e mori vesh Myni që daja ishte babi dhe mami dhe babi ishin halla dhe burri i hallës, si reagoi?
Ermira: Unë nuk mbaj mend gjë se kam qenë e vogla, por ajo i donte shumë prindërit e mi, si mami e babi, kështu që u bë me dy baballarë dhe një nënë.
Ardit Gjebrea: Po me njerkën si shkonte?
Ermira: Mirë, si njerkat.
Ermira tregon se Mynit e cila tani është 77 vjeç iu desh të largohet nga familja e tyre kur ishte 25 vjeç sepse nuk e kishte pasaportizimin në Durrës, por në Elbasan, aty ku kishte lindur.
Myni pasi u largua nga familja e Ermirës, qëndroi deri në moshën 47 vjeç me prindërit e saj në Elbasa, e më pas i doli fati për t’u martuar në Itali me një italian. Ajo jetoi së bashku me fëmijët e bashkëshortit Italian për shumë vite, ku ka shkuar shumë mirë me të gjithë. Madje dhe pas vdekjes së bashkëshortit Italian, ajo jetoi me fëmijët e tij për 10 vite dhe më pas vendosi që të rikthehej sërish në Shqipëri tek familja e Ermirës.
Ardit Gjebra: Ku jeton tani Muyni?
Ermira: Me mua, në plazh të Durrësit.
Ardit Gjebrea: Jetoni në një shtëpi
Ermira: Jo, Myni është poshtë, ne jemi lart. Ne lamë Durrësin erdhëm tek Myni në plazh sepse italiani kishte shumë qejf plazhin.
Ermira tregon se e ka thirrur sot Mynin për ta falenderuar për çdo gjë që ka bërë për ta si e nga ana emocionale dhe financiare. /tvklan.al