“Kam bërë 9 fëmijë dhe më kanë nxjerrë në rrugë”, nëna thërret vajzën

Një histori tejet e vështirë ishte këtë të diel në seancën e ndërmjetësimit në rubrikën “Shihemi në Gjyq”, te “E Diela Shqiptare” në Tv Klan.

 

Nënë e bijë u përballën me njëra tjetrën dhe arsyeja është e dhimbshme. Zonja Vide, është nënë e 9 fëmijëve, mirëpo tani që është 84 vjeçe askush nuk ka pranuar të kujdeset për të.

 

Majlinda, vajzë e zonjës Vide i kishte premtuar se do e mbante, por edhe ajo sipas të moshuarës e ka nxjerrë në rrugë.

 

Eni Çobani: Sot kemi një nënë e cila vuan vetminë dhe në këtë prag festash kur më tepër se kurrë njerëzit e ndiejnë dëshirën për të qëndruar pranë familjes ajo është komplet vetëm.

 

Ardit Gjebrea: Le ta ftojmë zonjën Vide!

 

Zonja Vide: Përshëndetje zoti Ardit!

 

Ardit Gjebrea: Përshëndetje e dashur! Ulu e dashur, ulu që të mos lodhesh.

 

Zonja Vide: Kam ardhur sot këtu se kam një hall, jam nënë e 9 fëmijëve dhe kam ngelur në rrugë të madhe nuk po më mban asnjë njeri. Sot kam thirrur gocën se edhe ajo që më premtoi edhe ajo nuk do të më mbajë. Tani unë nuk di ku të vete.

 

Nga ana tjetër Majlinda thotë se çfarë thotë nëna e saj nuk është e vërtetë. Sipas saj nëna e saj gjithnjë ka favorizuar djemtë, ndërsa për vajzat nuk ka treguar të njëjtin kujdes. Gjithashtu ajo shton se ka ardhur në seancën e ndërmjetësimit për të kërkuar pjesën që i takon, pasi nëna ua ka shpërndarë vëllezërve të saj.

 

Berolda: Përshëndetje zonja Majlinda!

 

Majlinda: Përshëndetje!

 

Berolda: Mamaja juaj pretendon se ju nuk doni të kujdeseni për të. Sa e vërtetë është kjo?

 

Majlinda: S’është aspak e vërtetë. Mamaja jonë vajzat gjithmonë i ka anashkaluar. Unë kam ardhur këtu për të kërkuar pjesën time që më takon, sepse në fakt atë ajo ja ka dhënë djemve./tvklan.al

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME