Vjedhje e rëndë në një dyqan, dy vajzat e dyshuara identifikohen nga policia

Një fenomen mjaft shqetësues në Kosovë janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër banesa, shtëpi, institucione financiare, vetura e dyqane të qytetarëve, duke shkaktuar humbje e pasiguri.

Cak i hajnave së fundi ka qenë edhe një lokal i veshmbathjeve në qytetin e Mitrovicës, ku dy vajza të mitura po dyshohen se vodhën rroba që kapin vlerën e dhjetëra eurove.

 

Sinjali mëson se dy vajzat, njëra 14 e tjetra 15-vjeç janë identifikuar më pas nga Policia, përmes pamjeve të siguruara nga kamerat e sigurisë që monitorojnë lokalin.

 

Sipas burimeve nga Prokuroria, të dyshuarat janë emra të njohur për Policinë pasi edhe më parë dyshohen të kenë kryer vepra të kësaj natyre. Të njëjtat pasi janë kapur, u shoqëruan në stacion policorë ku janë intervistuar nga hetuesit policorë.

 

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj dy të miturave është iniciuar rasti ‘Vjedhje e rëndë’.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME