Në seancën e ndërmjetësimit “Shihemi në Gjyq” tek E Diela Shqiptare, ka qenë një nënë 84 vjeç e quajtur Vide dhe vajza e saj Majlinda. Zonja Vide ka 9 fëmijë, 5 djem dhe 4 vajza dhe si familje bujqësore kanë një tokë prej 33450 m2.
Pas vdekjes së bashkëshortit të zonjës Vide, ajo ka mbetur e vetme dhe asnjë nga fëmijët e saj nuk e marrin të kujdesen për të, duke vazhduar të jetojë në një shtëpi me kushte shumë të vështira. Toka që i takon 9 fëmijve dhe Vides, tashmë është në duart e djemve, ku vajzat nuk kanë marrë pjesën e tyre. Kjo është bërë edhe shkaku i konfliktit të nënës dhe fëmijve. Majlinda e cila ndodhet në studio shprehet se ajo nuk ka mundësi ta mbajë të ëmën, e mban vetëm nëse i jep tokën që i takon.
Por zonja Vide, nuk ka asnjë gjë në dorë sepse edhe pjesën e saj ia kanë marrë djemtë dhe ajo ka ngelur pa gjë, në mëshirë të fatit. Majlinda është nervozuar dhe shpesh herë edhe i është kthyer keq me nerva dhe ofendime të ëmës. Kjo histori e ka tronditur dhe moderatorin Ardt Gjebrea, ku shprehet se kjo histori është e tepërt për të. Madje në një moment debati, Majlinda është nisur me nerva drejt të ëmës, por e ka penguar një nga asistentët e emisionit.
Ardit Gjebrea: Të shohësh një gjë të tillë është tronditëse, jam pa fjalë, do të lutesha të vazhdoje, pasi nuk është kaq e lehtë dhe për mua.
Majlinda: Zonja Eni unë kam jetuar deri në 2008 në Greqi, unë tokën që ma ka dhënë ligji as e punoj, as e di ku është, gjithashtu dhe tokën zonja as e punon as e di ku është, tani me çfarë shpenzime do e mbaj unë mamanë, zonja Eni? Kur ajo nuk ka tokën e saj, kur ajo me 100 mijë Lekë pension merr, si do e mbaj unë këtë nënë?
Zonja Vide: E gjeni me njëri-tjetrin moj.
Majlinda: Do ma japësh tokën mama se nuk të mbaj dot.
Zonja Vide: Nuk të jap as tokë as firmë, unë bëra një herë luftë, nuk bëj dy herë luftë.
Majlinda: Po s’më dhe tokën unë nuk të mbaj, shko tek të tjerët.
Nëna e Majlindës 84-vjeç prek bërrylin me dorë për t’i treguar se nuk merr dot tokë, në këto momente Majlinda nervozohet shumë dhe i drejtohet keq duke u drejtuar drejt saj.
Majlinda: Aaa krahun e bëke kështu t’i, mos më detyro të vij dhe një herë ëë.
Një asistent i emisionit i del para që ta ndalojë Majlindën të shkojë tek e ëma, por ajo i kthehet keq atij, duke i thënë të heqë dorën.
Majlinda: Hiqe dorën ti! Do që të të mbaj dhe tokën ia jep çunave? Ti do që të të mbaj unë? Nuk të mbaj unë moj, tokën të ma japësh, pse të mos ma japësh. /tvklan.al