Janë të dashurua, jetojnë bashkë dhe kanë dy vajza/ Gazetari pyet dy shqiptaret: Kush është ‘burri’ nga ju të dyja?

Eda dhe Alba, janë një çift lésb i késh që vendosën të bëhen nëna të dy vajzave për të plotësuar famlijen e tyre.

 

Në emisionin “Real People” në Euronews Albania, Eda u shpreh se pëlqimin e parë për vajzat, e kishte kur ishte në klasën e shtatë.

 

Eda tha se pati një pëlqim për mësuesen e anglishtes. “Kur kam qenë në klasën e shtatë, di që më ka pëlqyer mësuesja e anglishtes. Më pëlqente, kur vinte në klasë, nuk e di, doja shumë që ta shikoja mësuesen dhe mezi prisja orën e anglishtes. Më pëlqente në pamje, prandaj të thashë, nuk arrija dot ta ndaja, ishte ndjesi, apo ishte pëlqim”, theksoi ajo.

 

Falë guximit për t’i marrë jetët e tyre nën kontroll, sot, Eda dhe Alba gëzojnë familjen që kanë ëndërruar gjithmonë, me dy vajzat që u kanë ndryshuar jetën.

 

Në emisionin “Real People në Euronews Albania, ato thanë se shpesh u kanë drejtuar pyetje të tilla si, “kush është burri nga ju të dyja”, në mënyrë që t’i vendosin në siklet.

 

“Ka njerëz që mendojnë se të vënë në siklet nëse të bëjnë pyetje të tilla seks uale, kush është burri, apo gjëra të tjera të ndryshme. Në fakt, kur më bëjnë këto pyetje, më stimulojnë t’i jap përgjigje, që t’i vendos ata në siklet.

Me thënë të drejtën, nuk jam vënë në siklet. Përpiqemi që t’i shpjegojmë personave se si është jeta midis dy vajzave, që është një jetë normale”, theksuan ato.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME