11 orë në Kuvend për hallet e Shqipërisë, deputetes nuk i ka dalë ende rroga dhe merr dhallë me vete

Kuvendi i Shqipërisë kanë rinisur këtë të enjte një seancë maratonë, në vazhdim të asaj që u zhvillua dje, ku po diskutohen disa projektligje të rëndësishme, si zgjedhja e Avokatit të ri të Popullit dhe emërimi i një anëtari të Gjykatës Kushtetuese.

 

Seanca e sotme ka nisur prej orës 10.00 të paradites, me debate të nxehta e diskutime të gjata. Deputetët duket se janë lodhur ndaj dhe një prej tyre ka vendosur të marrë me vete një shishe të vogël me dhallë, sa për të shuar etjen.

 

Nderkohe Maxhoranca nuk do të mbështesë asnjë kandidat të opozitës për Avokatin e Popullit. Këtë e tha në seancën e sotme plenare kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, si dhe e rikonfirmoi kryeministri Edi Rama.

 

“Është kandidati Ledio Braho të cilin ne nuk do e mbështesim. Është edhe një kandidat tjetër, Altin Goxhaj që ka mbështetjen e Saliut. Mjafton firma e Saliut për të mos u marrë fare në konsideratë kandidatura e këij të dytit. Gënjyet këtu sepse Grupi Parlamentar i PS ka komplet tjetër qëndrim. Për ne, të treja kandidaturat janë të shkëlqyera. Ne vlerësojmë të gjithë integritetin moral, profesional, ju jeni mësuar që ia fusni gjithë jetës kot. Ja futët edhe sot kot”, deklaroi Balla.

 

Ndërsa kreu i qeverisë tha se ndonëse nuk ka një vendim politik për zgjedhjen e Avokatit të Popullit, PS nuk do të votojë për “avokatin e vulës së PD-së”.

 

Lidhur me votimin e Ardian Dvoranit si anëtar i Gjykatës Kushtetuese, Rama tha se do të jetë një votim i lirë, ku çdokush do të vendosë sipas dëshirës.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME