As nuk u martuar dhe as nuk pati fëmijë, burrnesha e fundit tregon si e mori si vendim: Nuk kthehem më pas

Burrnesha, Djana Rakipi ka rrëfyer rrugëtimin e saj. Burrnesha Djana Rakipi së fundmi është bërë pjesë e një filmi të shfaqur në Bullgari “I am Burrnesha”.

 

“Rastësia në Durrës, kalova në një lokal. Më thërret një vajzë më thotë “Lali të lutem” tha ka ardhur një zonjë do të bëjë një film për burrneshat. Ishte njohur me profilin tim. Nga të gjitha burrneshat që janë sot ne mbajmë kontakte. Marr çunat dhe i vizitojmë.”

 

Djana foli dhe rreth elementëve që e karakterizojnë dhe familjes së saj. Kur erdhi vendimi që Diana të kthehej në burrneshë?

 

“Vendimi u mor nga fjalët e të tjerëve një dhe kështu jam dhe sot realiteti. Nuk e mohoj se jam femër por kam burrnin time dhe në shpirt dhe në vetvete, dhe në fjalë dhe në çdo gjë. Kur preva flokët ndihesha më lirshëm.”

 

Cilat ishin reagimet e njerëzve?

 

“O Bacë më thërrisnin, as Diana jo. Bac i thonë njeriut që është i fuqishëm dhe i plotë. Kur erdhëm këtu mezi u ambientova. Atje në Tropojë ishte pyll të hapej mushkria ishe në lëvizje për çdo gjë. Kam 3, 4 djem që i kam si fëmijët e mi. Më treguan me se merren. Iu thash futuni mësimeve dhe studioni dhe deri tani jam krenar se janë të mrekullueshëm. Më japin jetëgjatësi dhe dashuri.”

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME