Këtë vit shumë nxënës kanë braktisur shkollat, ku bashkë me familjet kanë mësyrë drejt vendeve të perëndimit për një jetë më të mirë.
Thuajse çdo ditë, mësuesit përcjellin nxënësit e një karrige në klasë mbetet bosh. Me një moment të tillë u ballafaquan nxënësit e shkollës fillore “Shaban Jashari” në Skenderaj.
Sic shihet në këtë video, kujdestarja e klasës sebashku më nxënësit me përshëndesin Auronin, duke i uruar atij të mira në vendin ku po shkon, Gjermani. Ndërsa, edhe lotët nuk munguan kur nxënësi përqafoi mësuesin e përshëndeti për herë të fundit shoqërinë e klasës.
Si Shqipëria dhe Kosova vitet e fundit janë përfshirë nga një emigrim masiv kreysisht drejt Gjermanisë dhe Francës dhe këtu e kemi fjalën ëpr familje jo thjesht individë të rinj.
Arsyeja kryesore që i detyron shumë familje të lënë vendin e tyre dhe të shkojën diku tjetër është shpresa për një jetë më të mirë dhe sidomos për të ardhmen e fëmijëve të tyre.
Pagat e ulta, mungesa e shërbimeve kryesore në shëndetësi, arsim, rend, janë disa nga arsyet kryesore që i detyrojnë familjet shqiptare të ikin nga trojet e tyre.