Aktori i mirënjohur shqiptar, Bujar Asqeriu, në një kamera të fshehtë që i është bërë, ka rrëfyer pasojat që i erdhën pas qëndrimit kundër shembjes së Teatrit Kombëtar.
Ai thotë se pasi doli kundër, për katër vite nuk iu dha asnjë rol. Po ashtu, ai rrëfen se për shkak të deklaratave që ka bërë kundër qeverisë, i është kërcënuar edhe djali që ka mjek në Gjermani, duke i kërkuar që të kthehet në Shqipëri.
“Kam dalë në pension miku im, kam 4 vite i kam shkëputur marrëdhëniet me Teatrin e Turbinës. Pasi dola unë në mbrojtje të Teatrit kjo qeveri e gjithë atë drejtor qelbësirë që është atje nuk më ofruan më punë këta, më quajtën armik. Më lanë në tako ata, unë nuk rri në tako se lajm lojtar që i bie topit e bëj gol nga mesi i fushës, dhe nuk e rruaj fare për atë m*t teatër atje.
Unë kam 700 mijë lekë pension, se rruaj k****… ata nuk marrin dot rrogën aq sa marr unë pensionin. Të gjithë shitën b***** pastaj, kush me lekë, kush me një hyrje, kush me pallat… të tërë e shitën b****… unë kam karakter u thash.
Ashtu s’të fal unë, s’e rruaj k**** vare, edhe kryeministri dh*** gjak nga mua, sepse unë kam guximin të them të vërtetën.
Ke vilë 10 mln euro, Bujar Asqeriu jeton në një dhomë e kuzhinë akoma, në kat të gjashtë, pa ashensor… çfarë? Mos ta them unë këtë realitet? Shtet shk*****…
Këta donin të fusnin edhe djalin tim në burg. Kam një djalë kirurg, që punonte te Ushtaraku. Punoi 6-7 vjet atje dhe iku në Gjermani. Me leje me të gjitha. Këta i thoshin kthehu nga Gjermania, ma stresuan djalin, deri sa më tha o baba të lutem mos fol më. Më kërcënuan me fëmijën, prandaj mu neveritën këta mua”, shprehet ai.