Ku po shkon kjo botë!!! Motrat përleshen te Arditi, “Intrigante! Shtrigë”, ndërhyn Ardit Gjebrea t’i ndajë

Në përfundim të seancës së ndërmjetësimit, dy motrat, Vasilika dhe Kristina nuk kanë mundur të gjejnë dot gjuhën e përbashkët.

 

Përkundrazi, fjalët ndaj njëra-tjetrës gjatë “Shihemi në Gjyq” kanë qenë mjaft të ashpra e të rënda. Rubrika nga “E diela shqiptare” në Tv Klan nuk ka një zgjidhje paqësore mes të dyjave, por Eni Çobani fton motrat dhe vëllezërit e tyre të tjerë të sjellin çfarëdo dokumenti që disponojnë për pronën 2400 metra katrorë në Durrës.

 

Secili anëtar i familjes do të marrë drejtësisht pjesën e tij dhe do këqyret çfarëdo tjetërsimi që mund të jetë kryer. Kristina dhe Vasilika nuk pranojnë as t’i japin dorën njëra-tjetrës, por vendosin edhe një hendek tjetër mes tyre.

 

Vasilika: Ti ke ngrënë ato dreka e darka! Ti je intrigante! Ti je shtrigë! Motrës tënde t’ia bësh këtë! Një gocë që kam unë, shyqyr e kam parë me sy.

 

Kristina: Ti mos thuaj ke ngrënë e ke pirë me ato se unë kam iku që në ‘93-in. Mirë?

 

Vasilika: Ti ke ikur… ti i bën të gjitha. S’kam pasur nevojë për ju. Ajo i ka bërë të gjitha. Ato i thoshin “hajde firmos”, shkonte firmoste kjo, “ta futa” i tha ai, e shkonte hante darkë. E kam parë me sytë e mi. Sa të vdes unë edhe vajzës do i them me ty mos të flasë më.

 

Kristina: Ne pa folur kemi qenë, por meqenëse kemi hyrë këtu…

 

Vasilika: Ajo u tremb se e kam sjellë unë te zonja Eni, kam ardhur nga Milano kastile. Ajo u tremb.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME