“Do shpëtonte veç bebi, nëna s’kishte shpresa”, me lot në sy, infermieri: Në 3 të natës i lëshova dorën…

Në emisionin Shije Shtëpie në Tv Klan, ndër të ftuarit ka qenë edhe Nertil Ramolli i cili ka treguar se si është të festosh Vitin e Ri, larg familjes dhe në krye të detyrës. Ai ka treguar edhe një histori mjaft prekëse që ka përjetuar gjatë eksperiencës së tij.

 

Nertil Ramolli: Ka qenë rasti i një vajze që ka lindur në 8 Mars, ditën e nënave dhe ka qenë një mesazh për mua. Ka ardhur një vajzë në shërbimin tonë nga ora 2:30 e drekës me probleme të mëdha kardiake. Ka qenë periudha e post-covidit 2020 dhe diskutohej që të shpëtonim të voglën dhe të humbnim nënën. Edhe tani prekem seriozisht. Fabiolën e përshëndes. Unë kam marrë punë në 6 të mëngjesit… (përlotet) dhe e kam lënë në 3 të natës, kur Solei ka lindur.

 

Katerina Trungu: Mësa kuptoj keni krijuar një lidhje emocionale me vajzën ëë?

 

Nertil Ramolli: Familjare, me Fabiolë, me Nasin, kjo është Solei, ka ardhur në jetë në 3 të natës. Falë menaxhimit dhe guximit të personelit i qëndrës spitalore universitare, të shefit tonë, të mjekut kurues, doktor Ilirit, doktoreshës Merita Lushani që ka bërë një punë të admirueshme, drejtoresësh së Maternitetit Geraldinë, domethënë gjithë stafi ka qenë prezent atë ditë. Arritëm me një trofe, me një ëngjël. Ky ka qenë rasti që më ka prekur thellë dhe nuk do ta harroj sa të kem jetë. Shpresoj të jem unë nuni i asaj vajze,e deklaroj që tani. Jam prindi i dy gocave, por Solei është shumë e rëndësishme për mua. Ka qenë një 24 orësh shumë i ngarkuar, unë e kam shoqëruar atë vajzë deri në sallën e lindjes Fabiolën.

 

Katerina Trungu: Ishe aq e rëndë situata që duhet të ishit në monitorim të gjithë aty.

 

Nertil Ramolli: 24 orë. Ka qenë një diagnozë shumë e vështirë, për atë vajzë. Ajo kishte disa ditë që vinte nëpër spitale dhe nuk po i jepej drejtim, derisa vajti në atë gjendje që po diskutohej të shpëtohet fëmija dhe ajo të… Po Zoti bën mrekullia dhe ne sigurisht. Duhet guxim dhe ora e artë, ajo nuk e kishte kapur kohën e artë, erdhi me vonesë. Unë nuk jam mjek ta specifikoj gjendjen, por di të them që ajo ka qenë shumë rëndë. Unë e kam shoqëruar atë vajza nga reanimacioni dhoma 18 edhe në ambulancë, në ashensor, kam qenë ngjitur me atë vajzë dhe dorën e asaj vajze e kam lëshuar vetëm kur e kam lënë në dorë të doktoreshës Mërita Lushani.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME