E kishte zemrën mbrapsht.Kardiokirurgu Altin Veshti tregon si e operoi dhe i ndryshoi jeten femijes 9 ditesh

Kardiokirurgu Altin Veshti është përzgjedhur nga stafi i emisonit “Opinion” për temën e emisionit “12 personazhet e 2022-shit”. Altin Veshti përveç se është një ndër mjekët më të mirë në Shqipëri, është shqiptari i parë që ka dalë në faqen e parë të revistës së Shoqatës Europiane të Kardiokirurgjisë.

 

Gjatë fjalës së tij, mjeku Veshti tregoi se nuk e kanë pranuar në Londër pasi i thanë që nuk ka pasaportë evropiane, por Veshti tregon se shefi i Kirurgjisë në Padova i gjeti një vend ekselent për të mësuar kardiologjinë, në Guatemala të Bostonit.

 

Blendi Fevziu: Ke qenë ndër të parët që ke kryer operacione. Cila ka qenë risia që solle këtë vit?

 

Altin Veshti: Unë e kam si koncept që çdo vit t’i vë qëllim vetes që të bëj diçka të re për ta sjellë në Shqipëri dhe për ta sjellë diçka të re do të shkosh të mësosh tek profesorët që janë jashtë. Unë këtu jam profesor në Universitetin e Mjekësisë, por kur shkoj andej jam nxënës për të marrë gjëra të reja për t’i sjellë këtu. Vazhdoj të jem nxënës i mirë.

 

Unë shkova në Prill në Austri disa ditë për të bërë një kurs mbi valvulën mitrale, është një nga valvulat kryesore të zemrës dhe në këtë kurs që unë bëra atje, më ndryshuan totalisht konceptin. Unë mendoj se isha shumë i mirë në atë që bëra, por më ndryshuan një koncept që unë kisha një teknikë franceze për ta riparuar këtë valvul, por gjermanët janë më të fortë. Kanë teknikat e tyre.

 

Blendi Fevziu: Dhe ti more një teknikë të re?

 

Altin Veshti: Unë mora një teknikë të re. Kur u ktheva në Shqipëri isha skeptik, ose të themi kisha pak frikë ta aplikoj sepse nuk i kam të njëjtat kushte që i kanë ata gjermanët, kanë makineri të fundit dhe unë përdora një teknikë pak më primitive të themi, siç e kanë bërë amerikanët në fillim të viteve 90-të kur e kanë aplikuar për herë të parë dhe me një shtyrje të madhe të një kolegu.

 

Blendi Fevziu: Me zemër të hapur?

 

Altin Veshti: Me zemër të hapur. Unë jam me duar në zemër çdo ditë dhe e aplikuam. Unë krijoj blloqe që të mos kalojnë këto valë anormale që krijojnë aritmitë brenda zemrës. Bëhet fjalë vetëm për të rritur. 80 për qind të aktivitetit e aplikoj me të rritur. Aplikuam rastin e parë me një mosbesueshmëri të kolegëve, rasti i parë doli me sukses dhe bëmë 10 raste dhe këto 10 raste unë i ruajta dhe i prezantova para 1 muaji në Kongresin Shqiptar të Shoqatës të Anestezisë. Kjo revistë ka qenë një surprizë për mua në Kongresin Europian të Kardiokirurgjisë unë jam në faqe të parë, është hera e parë që një shqiptar shkon në faqen e parë të revistës së Shoqatës Europiane të Kardiokirurgjisë dhe unë aty jam si mësues për të trajnuar të rinjtë që vinin të mësonin dhe ky ishte një nder për mua.

 

Unë zanatin e kam mësuar në Padova, ku kam bërë shkollën. Nuk më pranuan në Londër se nuk kisha pasaportë evropiane dhe u mërzita shumë dhe kur erdhi profesori im, shefi i kirurgjisë së Padovës më tha që të kam gjetur një vend ekselent ku ti do të mësosh kardiokirurgjinë, tha do të shkosh në Guatemala. Shqipëria duhet të falenderojë Guatemalën në Boston për atë që unë bëj këtu.

 

Kardiologu Veshti ka treguar dhe një rast mjaft delikat ku ai operoi një fëmijë të sapolindur për shkak se kishte pësuar arrest kardiak. Veshti thotë se ka qëndruar për 8 orë e 20 minuta në operacion teksa thotë se është mrekulli që fëmija shpëtoi.

 

Altin Veshti: Aty kemi një beb, ky beb është operuar para një muaji. Është një beb 9-ditësh, 8 orë e 20 minuta në sallën e operacionit. Kam qenë 8 orë pa lëvizur. Ky është një beb që është gjallë ndoshta nga një mrekulli që do të ketë një ëngëll atje lart që e mban. Është nisur nga Kukësi i sapolindur me një arrest kardiak pothuajse të zemrës, ka arritur tek materniteti 3-4 orë blu ose i nxirë. Neontalogët ekselentë e kanë intubuar, e kanë diagnostikuar. Domethënë e kishte të gjithë zemrën mbrapsht dhe unë e kam operuar 9 ditësh, ka qëndruar 1 muaj në reanimacionin e pediatrisë duke thënë 1 mijë herë që do të vdesë. Doli nga një punë e palodhshme pediatrësh pas kirurgjisë tonë dhe sot ja ku është gëzon jetë normale.Burimi/TV Klan

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME