Xhevrie Sejdiu 54 vjeç nga Ferizaj udhëton çdo ditë në për të ndjekur klasën e tetë në shkollën fillore “Emin Duraku” në Prishtinë. Në këtë shkollë, zhvillohet mësimi për personat që e kanë lënë shkollën për arsye të ndryshme pasluftës.
Asaj i duhet të ndërrojë tre autobusë për të shkuar në klasë por 54-vjeçarja është e vendosur të arsimohet.
“Kam dëgjuar për shkollën, sepse e kam pasur atje një grua dhe ajo më ka thënë që shko se ishin arsimtarët shumë të mirë. Një herë, në fillim është kanë stres, qysh po më pranojnë shokët e shoqet, por e kam pa që është shumë mirë dhe jam shumë e kënaqur”,-thotë ajo.
Sejdiu ka dëshirë të vazhdojë edhe shkollën e mesme me mbështetjen e fëmijëve të saj.