“Vajza për herë të parë i ka thënë kunatës mami”,Esmeralda mes lotëve: Ndihesha e vrarë…

Esmeralda, për shkak të varfërisë dhe papunësisë u detyrua ta linte vajzën e saj në kujdesin e njerëzve të burrit e së bashku me bashkëshortin u nisën për në Angli. Duke qenë se ata nuk kishin dokumente nuk kishin ardhur më për të takuar vajzën. Esmeralda tregon se ajo tashmë është nënë e 5 fëmijëve, por ende loton kur kujton momentin që e ka lënë vajzën këtej.

 

Në rubrikën “Ka një mesazh për ty”, në “E Diela Shqiptare”, në Tv Klan, ajo ka treguar se sa e vështirë isht për këtë largimi, e po ashtu ka ndarë një nga momentet më të dhimbshme, të saj, kur mori vesh se e vogla e saj kishte mësuar të thoshte “mami”, por jo asaj. Samanta këtë fjalë të veçantë ja ka thënë për herë të parë nuses së xhaxhait të saj, e cila kujdesej për të.

 

Esmeralda: Një moment që ka qenë shumë i vështirë për mua. Atë e mbante kunata se do të biberon dhe e mbante te dhoma. Një gjë që më vriste, kur ma thoshte kunata nuk e jepja vete, por mua më vriste shumë, më thoshtë “Alda, Samanta më thotë mami”. Nuk mund ta përshkruaj me fjalë, është shumë e vështirë. Saj nuk ia thosha, ajo ma thoshte mua, por unë thosha, po mirë se nga që s’më ka mua ty të thërret ty mami. Nuk ja thosha, por me veten time isha shumë e vrarë.

 

Ardit Gjebrea: Pra Amanta për herë të parë mami i ka thënë kunatës tënde. Dhe kjo të ka vrarë?

 

Esmeralda: Shumë, se në momentet e para të saj, nuk kam qenë aty shumë gjëra të saj na kanë munduar dhe i kanë munguar nga ne. Unë nuk kam qenë në hapat e saj të para t’i thosha hajde te mami, i thoshte kunata hajde te teta. Ka qenë shumë e vështirë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME