Nëna e sëmurë pi tre paketa cigaresh në ditë, djali e mbesa i kërkojnë një premtim

Rolandi ka ardhur posaçërisht nga Gjermania në “Ka Një Mesazh Për Ty” për t’i dhënë një mesazh nënës së tij, Vjollcës, e cila është e sëmurë. Së bashku me Rolandin, në studion e programit “E diela shqiptare” në Tv Klan ndodhet edhe vajza e tij, Eliona. Në anën tjetër të ekranit, prindërit, Vjollca dhe Resuli, të cilët janë habitur nga prania e të birit dhe mbesës presin të dëgjojnë mesazhin e tyre.

 

Më herët, Rolandi përmblodhi historinë shëndetësore të nënës së tij, e cila preu dorën aksidentalisht kur ishte fëmijë. Kjo më pas iu përkthye në një traumë që i shkaktoi një problem me zemrën i cili e çoi dy herë në prag të vdekjes. Më pas, u përball me një gjëndër në kraharor prej së cilës i hoqën një pjesë të mushkërisë. Në momentin e hyrjes në studio, vetë Vjollca vuri në dijeni Gjebrean për gjendjen e saj dhe tha se vuante nga bronkopneumonia.

 

Por pavarësisht këtyre problemeve, Vjollca ka gjetur ngushëllim te cigarja dhe konsumon sasi të mëdha të saj. Rolandi tha se ajo pi një stekë në rreth 2-3 ditë dhe pikërisht kjo është arsyeja pse familja është shqetësuar dhe ai ka ardhur t’i lutet nënës së tij që ta pakësojë.

 

Roland: Ba, ma ju e dini sa të rëndësishëm jeni për mua. Unë e di se sa e sëmurë je ti. Motivi që unë jam këtu është se dua të të them që ta lësh duhanin. Në pamundësi më premto që të paktën ta rrallosh, jo një stekë në 2-3 ditë, të lutem. Ma premto këtu.

 

Ardit Gjebrea: Reagimi i mamit është fantastik se në fillim kur i the që nuk do pish më duhan, po kur i the ta rrallosh, tak, filloi të tundë kokën.

Roland: Se e di që nuk… të kujtohet para shumë viteve?

 

Vjollca: Po.

Roland: Si është historia, si ndodhi?

Vjollca: Erdhe në Itali, ishe i bllokuar nga mushkëria dhe unë të thashë Landi, lër cigaren.

 

Roland: Unë çfarë bëra?

Vjollca: Ti e le menjëherë.

 

Roland: Dhe të thashë që edhe sikur ti të vdesësh unë në buzë nuk do e vë më se ky është një amanet që unë do e zbatoj. Prandaj jam këtu, kam ardhur me Elionën, që unë të të jap një mesazh. Ti je një grua e fortë, ti ke pasur shumë halle dhe shumë sfida në jetë dhe unë dua nga ty që pleqërinë ta kalosh siç duhet, mos ta lëshosh veten, të jesh e fortë ashtu si ke qenë dikur.

 

Vjollca e Resuli janë të prekur e të përlotur, por ky i fundit bie dakord me kërkesën e të birit dhe pret se çfarë do të thojë bashkëshortja e tij. “Do ta mbaj premtimin se jam para Arditit”, është përgjigja e Vjollcës.

 

Me gjithë dëshirën dhe këmbënguljen e moderatorit Ardit Gjebrea që Vjollca ta lërë duhanin përfundimisht, ajo refuzon. Vjollca tregon se pi 1 cigare çdo 15-20 minuta dhe rreth 3 paketa në ditë. Eliona, mbesa e saj, merr fjalën dhe përsërit kërkesën e të atit.

 

Eliona: Në radhë të parë unë dua t’ju them që ju dua shumë. Nëna, unë dua të të kërkoj, ti ke hequr gjithë ato sëmundje, gjithë ato halle, plus edhe duhani. Unë dua që të të kem ty gjatë gjithë jetës sime, aq sa mundet dhe unë të lutem, të kërkoj që mos ta heqësh, ta rrallosh, më pak. Ndërsa për babon dua që ndonjëherë pazarin kur e bën ose kur del, në kohën e drekës ose në kohën e darkës që të jesh me nënën, të hash bukën, të pini edhe ilaçet bashkë, ashtu të kujdesesh. Por unë të falenderoj ty publikisht që gjatë gjithë këtyre viteve ti bashkë me nënën përkrah saj ke qenë dhe ia keni dalë të dy mbanë./tvklan.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME