Zenepja dhe Gëzimi u bënë të njohur për publikun në emisionin “Njerëz të padukshëm”, të moderuar nga Anjeza Maja, ku treguan historinë e tyre të dashurisë dhe lajmin e bukur se po bëhen prindër.
“Nuk e mendoja se do martohesha ndonjë ditë. Por Zoti është i madh dhe më ka bekuar me një shtatzëni”, u shpreh Zenepja.
50-vjeçarja është bërë sot nënë për herë të parë. Zenepja e ka lindur vajzën në maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë. Zenepja e kaloi shtatzëninë në spital pasi nuk mund ta përballonte e vetme duke qenë se nuk mund të ecë. Zenepja dhe Gëzimi i kanë vendosur vajzës emrin El’Ana që do të thotë “Zoti na u përgjigj” dhe vogëlushja gëzon shëndet të plotë.