Ka vajzën dhe mbesën me tumor në tru, 70-vjeçarja: Të dyja marrin 290 mijë Lekë pension, çfarë të bëj unë një copë plakë?

Në redaksinë e emisionit investigativ “Stop” në Tv Klan ka ardhur një mesazh nga një nënë në Elbasan, e cila kërkon ndihmë për karroca invaliditeti për vajzën dhe mbesën e saj, pasi e kanë të pamundur të lëvizin.

 

Ruzhdie Lala tregon se vajza e saj dhe mbesa janë me tumor në tru. Ato nuk dëgjojnë e mezi flasin. Ruzhdia 70 vjeç të kujdeset për to gjatë gjithë kohës.

 

Ruzhdie Lala: Kam të 2 gocat, nënë e bijë i kam të sëmura, të dyja janë me tumor në kokë. Kjo e madhja është operuar 3 herë, po bën 1 vit që nuk ecën më. Kjo e vogla mbush 2 vjet nga operacioni i katërt në 1 Shkurt, kjo nuk ecën fare. Nga mjekët thuhet se kjo nuk mban operacion tjetër më.

 

Gazetarja: Vajzat flasin, komunikojnë?

 

Ruzhdie Lala: Nuk dëgjojnë asnjëra. Me sytë janë qërruar dhe me këtë syrin tjetër, kjo sheh shumë pak. Vajza është 41-vjeç, mbesa 20 mbush në Maj. Unë plakë 70 vjeçe t’u bëj shërbim tyre. Nuk e kam problem të ju bëj, por të kisha një dritë në fund të tunelit, por nuk kam shpresa. Operacionin që e bëri tani tek Spitali Amerikan, i iku drita e syrit dhe është me një sy. Ka qenë ekselente në shkollë për mjekësi.

 

Mbesa e Ruzhdie Lala: Në 2020-ën jam operuar për goditje në tru, pësova paralizë sa nuk ngrihesha dot nga shtrati.

 

Ruzhdie Lala: Nga emisioni “Stop” kërkoj që të më japin një ndihmë për këtë sepse nuk kam fuqi më, dua një karrocë, por ajo merr vetëm 100 mijë Lekë pension. Kjo merr 190, çfarë do të bëj unë një copë plakë?

 

Emisioni “Stop” i ka çuar 2 karroca invaliditeti, për t’i zbutur sadopak problemin./tvklan.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME