Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço është njëri nga personat të cilit i është vjedhur një unazë nga pastruesja Rozeta Dobi vitin e kaluar kur e kishin punësuar 49-vjeçaren si pastruese në banesën e tyre. Karamuço ka treguar në emisionin Opinion se si ndodhi historia e vjedhjes së unazës së tij.
Ngjarja daton vitin e kaluar. Karamuço tregon se nuk gjente unazën e martesës ku kishte të shkruar edhe emrin e tij.
Dy ditë më parë, të dielën, e telefonoi policia dhe e njoftoi që në sendet e sekuestruara të Rozeta Dobit ishte gjetur një unazë me identitetin e tij.
“Unë e kam kërkuar diku në Shtator, për shkak se leva shtëpinë dhe fillojnë lëvizin këto orenditë edhe ku është unaza, filloi dhe një debat në shtëpi ku e ke unazën. 3-4 muaj hë se do dali dhe nuk doli asnjëherë. Po për shkak se nuk u gjendën sende të tjera që kishin humbur…
Do ta vija një status pas ca kohësh, e kisha menduar, do thosha pastruesja që desh më ndau nga gruaja. Ndërkohë që komisariati e kishte gjetur në banesën e saj. Vajta bëra një deklarim që po e njoh si send, ky është imi. Kur vajta në komisariat e vura në gisht”,-tha Karamuço.