Përfitoi 1 milion euro/ Arrestohet mjeku shumë i njohur popullor, mashtroi qindra pacientë

Hysri Peqani, i njohur si Burdushi, është arrestuar nga Policia për shkak të një skeme mashtrimi që kishte ngritur.

 

Ai ishte veëshpallur si një mjek popullor që kuronte qytetarët nga magjia, nga fati i keq apo sëmundje që sipas tij shëroheshin duke përdorur truke apo fjalë të librave të shenjtë të të dy feve, muslimane dhe asaj të krishterë.

 

Sipas Prokurorisë Speciale, “Burdushi” ka përfituar shuma të ndryshme duke filluar nga 20 euro e deri në 3,000 euro, në total duke përfituar rreth 1 milion euro.

 

Gjykata e Prishtinës e ka shpallur fajtor duke e dënuar me 4 vjet e gjysmë burg dhe 42 mijë euro gjobë për ushtrim të kundërligjshëm të veprimtarisë mjekësore dhe vepra të tjera penale. Po ashtu është vendosur nën sekuestro pasuria që kalon vlerën e 2 milionëve.

 

‘Burdushi’ akuzohet se që nga viti 2005 kur ka regjistruar biznesin e tij e deri më 26 korrik të vitit 2019, pa kualifikime profesionale mjekësore dhe pa licencë përkatëse. Po ashtu ai akuzohet se ka mbajtur në pronësi armë të tipit pistoletë, dy karikatorë, 166 fishekë si dhe një pushkë gjuetie me 55 fishekë, pa leje.

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME