Duhet të ishte një moment i gëzueshëm, por nata e ndërrimit të viteve rezultoi fatkeqe për familjen Limaj nga Vlora.
Djali 14-vjeçar Erisi Limaj u zhduk rreth orës 02:00 të mëngjesit të datës 1 janar, pasi bashkë me nënën dolën për të ndjekur nga afër festimet në sheshin e qytetit.
I mituri i iku nënës nga duart, teksa po ktheheshin në banesën e tyrë tek Uji i Ftohtë. Pas 24-orëve, zonja Dije i drejtohet uniformave blu për të bërë denoncimin dhe mëson se i biri ishte gjetur mëngjesin e 1 janarit nga një qyetar në rrugë. Ky i fundit e kishte dorëzuar në polici dhe i mituri kishte kallëzuar nënën për dhunë në familje.
Nëna me lot në sy ngre dyshimet se djali i saj shfrytëzohet për lypje në rrugët e kryeqytetit, duke u mbajtur ’peng’ nga dy djem të rritur po nga Vlora.
’Unë kam bërë kërkime dhe kam mësuar së e kanë dërguar në Tiranë dhe e nxjerrin në rrugë të lypi. është një djalë me emrin Ardit që e shfrytëzon.
Kam shkuar disa herë në polici, por ata nuk më qasin fare, më thonë: S’do merremi me djalin tënd. Ku të përplasem unë? Ku ta gjej tim bir? Ju lutem të gjithëve, vetëm të më japim koordinatat e sakta, ta gje ku është’-përlotet në studio nëna
Dije Limaj kërkoi ndihmë nëpërmjet emisionit ‘Pa Gjurmë’ në Report TV për gjetjen e të birit, ndërsa ka pasur probleme të vazhdueshme me djalin. 14-vjeçari pas vdekjes së babait kishte shfaqur problemet e para të shëndetit mendor, madje kishte ndërprerë edhe shkollën. /Report.tv