“Pastruesja desh më ndau nga gruaja, filloi një debat në shtëpi, ku e ke unazën”

Eksperti i krίmίnαlίstίkës, Ervin Karamuço është njëri nga personat të cilit i është vjèdhur një unazë nga pastruesja Rozeta Dobi vitin e kaluar kur e kishin punësuar 49-vjeçaren si pastruese në banesën e tyre.

 

Karamuço ka treguar në emisionin Opinion se si ndodhi historia e vjèdhjes së unazës së tij. Ngjarja daton vitin e kaluar. Karamuço tregon se nuk gjente unazën e martesës ku kishte të shkruar edhe emrin e tij.

 

Dy ditë më parë, të dielën, e telefonoi policia dhe e njoftoi që në sendet e sekuestruara të Rozeta Dobit ishte gjetur një unazë me identitetin e tij.

 

“Unë e kam kërkuar diku në Shtator, për shkak se lyem shtëpinë dhe fillojnë lëvizin këto orenditë edhe ku është unaza, filloi dhe një debat në shtëpi ku e ke unazën. 3-4 muaj hë se do dali dhe nuk doli asnjëherë.

 

Po për shkak se nuk u gjendën sende të tjera që kishin humbur…Do ta vija një status pas ca kohësh, e kisha menduar, do thosha pastruesja që desh më ndau nga gruaja.

 

Ndërkohë që komisariati e kishte gjetur në banesën e saj. Vajta bëra një deklarim që po e njoh si send, ky është imi. Kur vajta në komisariat e vura në gisht”,-tha Karamuço.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME