Në “Ftesë në 5” ishte e ftuar Marjana Koçeku, e njohur tashmë si “neomalsorja”. Ajo është vetëm 22 vjeç dhe pas disa eksperiencave akademike në Europë, zgjodhi që të vijonte jetën në një fshat në Dukagjin.
Marjana tregoi se e shijon atë lloj jete, larg Instagramit, pa energji elektrike e me ujë që e merr te kroi. Ajo pohoi se kujdeset të punohet toka, të mbledhë dru për të ndezur zjarrin, aty ku gatuhet çdo ushqim që ajo konsumon.
“Neomalsorja” insistoi se në asnjë vend nuk ndihesh e lirë si në vendlindje, ndaj ndihet krenare që është kthyer në rrënjët e saj.