Pyetja e moderatores Erla Mëhilli për avokatin Spartak Ngjela në emisionin Now lidhur me vendimin e Enkelejd Alibeajt për përjashtimin e 4 deputetëve demokratë, solli reagimin e menjëhershëm të avokatit.
“Jeni konsultuar me statutin”, pyeti Ngjela. “Cili statut, se në PD ka 2 statute”, u përgjigj moderatorja Mëhillaj.
“Mos u tallni me mua se ika”, tha Ngjela, nga lidhja skype me Euronews Albania. Sipas tij, dje gjykata ka dhënë vendimin që nuk e pranon partinë e Berishës, çka e bën grupin e Alibeajt të vetmen parti të ligjshme juridikisht. Ngjela u shpreh se lidhur me vendimin e fundit të Alibeajt duhet lexuar statuti, nëse ka të drejtë kryetari për një vendim të tillë apo jo.