30 VITE PUNE NË TEZGJAH, ARTIZANJA MBAN GJALLË TRADITËN

Nga Elvis Hila

 

Me profesion është ekonomiste, por 30 vite më parë ngeli e papunë dhe ju përkushtua punës në tezgjah.Kjo është Tereza Gega nga Lezha e cila po mban gjalle traditen e artizanatit dhe po ju përcjell brezave.Frymëzimin e mori nga vjehrra e nëna dhe kjo punë i rezultoj mjaft e suksesshme.

 

Punimet e saj artizanale janë të shumëllojshme, duke qenë mjaft të kërkuara brenda dhe jashtë vendit, ndërsa ka nxitur shumë femra që të merren me këtë profesion.

 

Promovimin dhe mbështetjen e shtetit e sheh si mjaft të domosdoshem që kjo traditë e hershme të mos humbasë e t’ju trashegohet brezave.

 

Tereza Gega është vleresuar me çmime të ndryshme brenda dhe jashtë vendit për ruatjen e traditës, duke u konsideruar si burim frymëzimi për brezat.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME