Për shumë persona komunikimi me shpirtat është sa magjik po aq dhe i pabesueshëm e ndoshta i pamundur. Kemi dëgjuar shpesh për njerëz që thonë se kanë aftësinë të komunikojnë me shpirtrat e ti shohin ato.
I tillë është dhe rasti i Olta Cankës, artistes që veç pasionit për artin ka dhe një dhunti që sipas saj është komunikimi me shpirtrat.
E ftuar në emisionin “Ditë e Re” në RTV Ora ajo ka treguar për një rast në moshën 17 vjeçare ku sipas saj i është shfaqur djalli.
“Një nga rastet ka qenë në moshën 17 vjeçare, në një nga netët që unë po lutesha pasi çdo ditë e natë unë lutem dhe komunikoj me Zotin. Një natë shoh një pamje, që erdhi si hije. Kisha dëgjuar shumë të flitej për hijet por në biseda nuk ishte e këndshme dhe pa e provuar vetë nuk e besoja. Shikoj një hije që shfaqet tek muri i dollapit.
Kishte një formë rrumbullake, dhe në atë moment mendova se mora përgjigjen për lutjet e mija dhe po më shfaqej ëngjëlli mbrojtës. Ishte pak sekonda dhe kur bëhem gati të afrohem dhe ti flas ajo u zhduk pasi nuk ishte e mirë. Ishte shfaqur aty për një arsye tjetër, jo sepse po i përgjigjej lutjeve të mija.
Ajo dukej fizikisht. Nga të dhënat e tjera që mora më pas kuptova që kisha të bëja me një djall që ishte shfaqur aty pasi energjia ime po rritej. Në momentin që ne rritemi shpirtërisht këta vuajnë, djajtë dhe shpirtrat këqinjtë vuajnë.
Jam e bindur se 80 % e popullsisë sot i shohin këto gjëra, pavarësisht se nuk i kuptojnë ato,” tha ajo.