Në rubrikën “Pak Vëmendje”, tek E Diela Shqiptare moderatori i njohur Ardit Gjebrea çdo javë, do sjellë në vëmendje historitë e njerëzve që punojnë për qytetin e tyre, për mbarëvajtjen dhe mirëmbajtjen.
Një ndër ta ka qenë edhe Kujtimi, i cili prej 38 vitesh punon si kopshtar tek Liqeni. Ai ka treguar për punën e tij që e bën me pasion dhe qejf dhe nuk i është mërzitur kurrë.
Në një moment gjatë bashkëbisedimit, Kujtimit i bie telefoni dhe Arditi i kërkon që t’i përgjigjet se ndoshta është gruaja. Ai shprehet se nuk ka qejf që gruaja ta shqetësojë sepse është me të vjetrën.
Ardit Gjebrea: Po të bie telefoni. Mos po të merr gruaja në telefon?
Kujtimi: Le të marrë gruaja në telefon, se ajo e di që nga ora 7 deri në orën dy jam në punë.
Ardit Gjebrea: Po përgjigju mo.
Kujtimi: Nuk kam pse t’i përgjigjem, se unë jam pak arkaik.
Ardit Gjebrea: Që do të thotë?
Kujtimi: Që jam pak me të vjetrën, nuk kam qejf të më shqetësojë gruaja, vetëm nëse ka ndonjë problem. Ajo është në punë dhe unë jam në punë.
Ardit Gjebrea: Gruas i dhuron lule?
Kujtimi: Patjetër, i dhuroj që ç’ke me atë sepse unë me dashje, pa dashje e kam pasion lulen.
Ardit Gjerbea: Cila është lulja e saj e preferuar?
Kujtimi: Trëndafilat. /tvklan.al