Në seancën e ndërmjetësimit “Shihemi në Gjyq” tek E Diela Shqiptare ka qenë i ftuar Isai i cili sapo ka hyrë në studio ka përshëndetur Eni Çobanin me disa vargje këngë meqë është nga qyteti i Gjirokastrës, ndërsa moderatorit Ardit Gjebrea, preferoi që t’i thërriste shkurt “Diti i mrekullueshëm”.
Isai: Përshëndetje zonja Eni, përshëndetje zoti Gjebrea, po do të të thërras Diti i mrekullueshëm.
Ardit Gjebrea: Jo ore!
Isai: Absolutisht.
Ardit Gjebrea: Po t’i më çove në fëmijëri se kur isha 2-3 vjeç Diti më thërrisnin.
Isai: Janë të bukura kujtimet e fëmijërisë, pastaj ju vini nga një qytet i mrekullueshëm. Zonjën e përshëndes me dy vargje të bukura, një këngë gjirokastrite. “Moj nëna gjirokastrite, gjiri yt me qumësht drite”.
Eni Çobani: Shumë e bukur, jemi të dy gjirokastritë.
Isai shprehet se gruaja e tij e ka emrin Zejnep dhe ka një emër të mrekullueshëm, njësoj siç e kanë të gjithë nënat. Ai tregon se ka pirë gji tek nëna e tij deri sa mbushi 7 vjeç, ishte në klasën e parë dhe sa mbaronte mësimin, shkonte tek nëna për të pirë qumësht.
Isai: Ajo ka një emër të bukur, të mrekullueshëm, siç e kanë të gjithë nënat dhe nënat janë më të mirat dhe më të mrekullueshmet. Na kanë mbajtur 9 muaj, unë personalisht me momën time kam pirë gjoks 7 vite. Në klasën e parë vija dhe shkoja atje.
Ardit Gjebrea: Po kishte?
Isai: Patjetër.
Ardit Gjebrea: Na le pa fjalë! (qesh) /tvklan.al