Rozë Punon si shofere në linjat ndërkombëtare, vajza e re shqiptare: Nuk lodhem jam k…

Eranda Dishani është një vajzë nga Vlora e diplomuar për mësuesi por që punon shofere autobusi në një agjenci udhëtimesh. Pavarësisht diplomës, ajo zbuloi se pasioni i saj është në rrugë e jo në klasë, ndaj nisi eksperiencën e saj ne drejtimin e mjetit në linjat ndërkombëtare.

 

33-vjeçarja, Eranda Dishani ka arritur të thyejë tabunë. Prej më shumë se një muaji ajo drejton autobusin me pasagjerë në linjën ndërkombëtare Shqipëri-Itali. Erandën e takojmë në portin e Vlorës, teksa zbarkon me autobus nga trageti. Po kthehet nga një udhëtim i gjatë prej 1300 kilometrash.

 

Jeni e vetmja vajzë që bëni linja të gjata, a është e lodhshme?

 

“Fare! Më mirë të rri në timon se në sendilje. Ndihem krenare për punën time, makinën e vogël ka vite që e ngas, ndërsa më pas mora patentën për kamion dhe autobus. E ndjej veten të zonjën në këtë punë”, thotë ajo.

 

“Shumë e vëmendshme, e pashë me sy kritik dhe s’bëri asnjë gabim gjatë gjithë rrugës”, tha një pasagjer.

 

Por sa e ka ndjerë ajo paragjykimin, kur dihet se në drejtim të autobusëve zakonisht janë burrat.

 

Si e kanë pritur prindërit tuaj?

 

“ Ata janë krenarë, por nuk duan ta ushtroj këtë profesion, se kanë merak, ngaqë është rrugë e gjatë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME