Djemtë po u bëjnë konkurencë vajzave, e pranon estetistja: Kërkojnë të bëjnë buzët e mollëzat

Trajtimet estetike çdo ditë e më shumë po i shohim jo vetëm te femrat por edhe te meshkujt. Një fakt të tillë e pranon edhe Ana Fishka, estetiste.

 

E ftuar në “Jeto me Orën” në Rtv Ora sëbashku me sportisten dhe modelen Silvana Bushati dhe moderatoren Dorica Kacani ato ndanë mendimet për këtë trend që ka zënë rrënjë në shoqërinë tonë, shpesh edhe në ekzagjerime.

 

Silvana Bushati: Është bërë trend. Të ndjekësh trendin me pamjen tënde është gabim. Do vijë një moment që ti nuk njeh veten tënde. Sidomos te djemtë, ti shohësh me buzë të fryra dhe forma.

 

Dorisa Kacani: Po na bëjnë konkurencë ne.

 

Ana Fishka: Djemtë se kanë më problem të dalin para një doktori, ti thonë dua të bëj buzët, pak filler, pak mollëzat. Herë pas here mbase janë dhe më të bukur se ne, na kanë bërë sfidë. Kohët e fundit, buzët janë një gjë që e kërkojnë shumë edhe djemtë. E shikojnë si trendin e fundit dhe u pëlqen kjo gjë.

 

Ndërkohë te vajzat problem mbetet “klonimi”.

 

Ana Fishka: Ne vajzat gjithmonë kërkojmë të jemi të bukura, jemi bërë dhe një fotokopje. Njeriu duhet të mbajë pak personalitetin e vet, të mos e ekzagjerojë.Që në moshë 15-16 vjeçe duan të bëjnë buzët. Moshat e vogla nuk është e nevojshme të bëjnë ndërhyrje. Ne kërkojmë të jemi perfekt.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME