I ati i rrembeu djalin dhe iku ne Turqi, ja cfare ndodhi me nenen dhe te miturin…

Në 9 Janar 2023 “Stop” transmetoi rastin e një nëne të shqetësuar për djalin e saj. Ajo tha se në vitin 2020 kishte bërë divorc me ish-bashkëshortin dhe nga kjo martesë, kishte një fëmijë 6 vjeç.

 

I ati kërkoi ta merrte djalin me pushime në Turqi dhe u bë një prokurë, që lejonte djalin të qëndronte me babain nga data 21 Tetor deri në datën 5 Nëntor.

 

Por kaloi një muaj dhe babai nuk e ktheu djalin. Madje ish-bashkëshorti i tha, se nuk do të kthehej më e nuk do ta shihte më djalin.

 

“Jam një qytetare nga Tirana, kam një problem me të atin e fëmijës tim. Jemi divorcuar që në vitin 2020 me dokumentacion sepse bashkë kemi goxha kohë që jemi të ndarë dhe kemi nj fëmijë pothuajse 6 vjeç, mbush pas një jave. Problemi është që ne kemi një vendim gjykate që e përcakton që ai mund ta takojë fëmijën e tij vetëm 1 herë në javë. Kujdestaria e fëmijës është e gjitha e imja, thjesht ai ka të drejtë që ta takojë fëmijën dhe ta marrë sipas mundësive që i kemi të dy dhe sipas një prokurore. Rrjedhimisht dëshiroi që të ikte për pushime në Stamboll dhe më kërkoi që ta merrte djalin me vete për një periudhë të shkurtër nga data 21 Tetor deri më 5 Nëntor.

 

Javën e parë çdo gjë në rregull me idenë që nuk kishte internet dhe nuk patëm komunikim të mjaftueshëm, por kjo gjë vazhdoi të degradojë derisa vazhdoi në komunikime të tipit që unë nuk do ta shikoj më fëmijën tim dhe do të jetë e pamundur që unë të jem afër fëmijës tim. Kam bërë një kallëzim në Komisariatin Numër 4 nga aty dosja kaloi në Prokurori, por pas afateve të caktuara, shkova, pyeta dhe nga prokurorja mu komunikua që ka mosfillim të çështjes sepse sipas saj nuk shikon vepër penale dhe më komunikoi që “më duhet të lidhem me Gjykatën Civile për situatën”. Pas 2-3 ditësh shkova në Stamboll sepse kisha disa adresa të zotërisë, kam shkuar dhe kam kontrolluar atje rreth e përqark për personin. E pamundur gjetja e tij. Më pas kam shkuar në Stamboll hë Prokurori.

 

Ndryshe nga këtu tek ne, na kanë pritur shumë mirë dhe duke më dhënë dhe shpresë dhe duke marrë çdo fakt për bazë si e si ta gjejmë djalin sa më parë. Në këto momente jam thjesht duke pritur pasi nuk di çfarë të bëj më. Kërkoj të më kthehet djali dhe e dyta, kërkoj të vendoset njëfarë drejtësie sepse është e pamundur të të humbasë fëmija në këtë formë sepse është e pamundur që të firmosësh një prokurë dhe ajo të mos ketë asnjë vlerë dhe institucionet tona të mos ndërmarrin asnjë veprim dhe aq më pak të thonë që prej tyre, kjo i duket se nuk ka një vepër penale”, u shpreh denoncuesja.

 

Zonja bëri kallëzim dhe prokuroria vendosi mosfillim të procedimit penal pasi nuk ka vepër. Ndërkohë burri mezi hapte telefonin. Ai shprehej se nuk do të vinte më në vend.

 

Gruaja shkoi në Turqi dhe e kërkoi kudo, madje bëri edhe kallëzim andej për gjetjen e të birit.

 

Por pas transmetimit në “Stop”, e ëma njofton, se ka një lajm të mirë. Sensibilizimi ynë, bëri, që djali t’i kthehej të ëmës.

 

“Doja të bëja një informim që unë u ribashkova me djalin. Çdo gjë është ok. Tashmë jam me djalin dhe shumë faleminderit nga emisioni “Stop””, u shpreh gruaja. /tvklan.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME