Burri misterioz ndihmonte të varfërit të paguanin ilaçet ne farmaci, vajza befasohet kur bën zbulimin e papritur

Banorët thonë se Geraldine, Alabama ngjason me një qytet imagjinar ku të gjithë e njohin fqinjin e tyre dhe shumica e njerëzve shikojnë ndeshjen e futbollit të së premtes mbrëma.

 

Por në dekadën e fundit, njerëzit e Geraldinës janë ndihmuar nga një dashamirës i fshehtë, të cilin e kanë konsideruar si engjëllin e tyre mbrojtës.

 

Hody Childress e kaloi gjithë jetën e tij në Geraldine, duke punuar si fermer dhe punonjës pranë Lockheed Martin Space. Familja e tij e përshkroi atë si një njeri të përulur, të dashur për Zotin, i cili ndante perimet nga kopshti i tij me fqinjët.

 

Megjithatë as familja e tij nuk dinte një sekret të madh. Çdo muaj, për gati një dekadë, Hody Childress dhuronte 100 dollarë në farmacinë lokale për këdo që nuk mund të përballonte të paguante për një recetë. Me kalimin e viteve, ai dha gati 12,000 dollarë për komunitetin, por bujaria e tij erdhi me një kusht, “Mos i tregoni askujt”.

 

Dhe ky sekret u mbajt…

Brooke Walker tha se ajo kishte qenë farmaciste në Geraldine’s, farmacia e qytetit, për gati dy vjet kur zoti Childress, i cili ishte një klient i rregullt, i bëri asaj një pyetje.

 

“Ai më tërhoqi më tha, a keni ndonjëherë dikë që nuk mund të paguajë për mjekimin e tij?” dhe unë thashë, ‘Epo, po, për fat të keq, kjo ndodh shpesh”, u shpreh farmacistja.

 

Ajo tha se zoti Childress i dha asaj një kartëmonedhë të palosur dhe i tha, “Herën tjetër që të ndodhë, a do ta përdorësh këtë? Mos trego nga erdhi dhe mos më thuaj se kujt i duhej, thjesht thuaj se është një bekim nga Zoti “.

 

Zonja Walker më vonë i telefonoi zotit Childress për t’i treguar se sa shumë do të thoshte bujaria e tij për klientin që kishte ndihmuar. Ai e falënderoi atë dhe ajo tha se i dha fund telefonatës duke u ndjerë e mahnitur nga bujaria e tij. Ajo mendoi se do të ishte një mirësi e vetme. Por muajin tjetër, ai hyri dhe bëri të njëjtën gjë.

 

“Kjo vazhdoi çdo muaj për pothuajse 10 vjet. Unë kurrë nuk e mendoja të zgjaste kaq gjatë dhe ai gjithmonë thoshte ‘Mbaje këtë mes nesh’”, tha farmacistja.

 

Donte të shpëtonte jetë edhe kur vetë do largohej

 

Ishte vajza e tij Tania Nix, ajo që zbuloi sekretin. Pasi luftoi me sëmundjen për vite me radhë, erdhi një moment kur minuk mund të lëvizte më nga shtëpia. Deri sa një ditë ai i kërkoi vajzës një nder:

 

“Kam qenë duke bërë diçka për disa kohë, diçka që do doja ta vazhdoja. Dua që për sa kohë të jem gjallë të çoni 100 dollarë në farmaci në çdo fillim muaji”, i kishte thënë ai vajzës së tij.

 

Vajza e tij thotë se kërkesa nuk e befasoi, ajo tha se si një ish-Veteran i Forcave Ajrore babai i saj kujdesej thellësisht për komunitetin dhe vendin e tij dhe gjithmonë kërkonte të ndihmonte të tjerët me çdo mundësi. Ishte pikërisht ajo që e zbuloi këtë sekret të ruajtur për shumë kohë, gjatë funeralit të tij. Childress vdiq më 1 janar 2023 në moshën 80-vjeçare.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME