Një pëlqim i së shkuarës i telefonoi në mes të natës, prej 3 muajsh nuk flet me burrin: Vendosa ta gënjeja…

Një dashuri e madhe dhe e vërtetë e ka sjellë Elgën nga Gjermania në studion e programit “E diela shqiptare” në Tv Klan.

 

Në moshën 17-vjeçare, teksa kurorëzohej një martesë, Elga përjetoi dashurinë me shikim të parë me Irakliun. Një vit më vonë, nisi një lidhje mes tyre sepse ndihej njësoj si ta kishte njohur prej kohësh, shpjegoi më herët në “Ka Një Mesazh Për Ty”.

 

Për të nuk ishte pengesë fakti që Irakliu është 15 vite më i madh dhe as distanca fizike ndërmjet tyre. Pas pandemisë dhe celebrimit, të dy morën vendimin që të bashkëjetonin në Gjermani dhe Irakliu të largohej nga Shqipëria. Elga gjeti folezën e tyre të re, u kujdes të mos mungonte asgjë por e gjithë qetësia e çiftit u prish nga një telefonatë në një orë të vonë të natës dhe prej afro 3 muajsh, nuk janë më bashkë.

 

Elga: Unë kam dy muaj e gjysmë që nuk kam më kontakt prej një zënke që ndodhi në fund të Tetorit. Ai vendosi që për një gabim timin, e quajti të pafalshëm…

 

Ardit Gjebrea: Më trego pak për këtë gabim tëndin.

 

Elga: Do ta tregoj, patjetër. Ishte një gënjeshtër, e gënjeva dhe ai si burrë nga Vlora, me atë krenarinë e tij, e quajti të pafalshëm gabimin tim dhe në atë moment vendosi të mbyllte çdo gjë.

 

Ardit Gjebrea: Çfarë ishte kjo gënjeshtër, mund të ma tregosh?

Elga: Gënjeshtra ishte një telefonatë, një bezdisje nga dikush i kohës time të shkuar në një orë të vonë të natës.

 

Ardit Gjebrea: Prit pak. The për Irakliun që ishte dashuria e parë, ndërkohë the nga dikush i kohës time të shkuar.

Elga: Po, nga një pëlqim i imi fëminor.

Ardit Gjebrea: Nuk ka qenë një marrëdhënie?

 

Elga: Jo, nuk ka qenë një marrëdhënie.

Ardit Gjebrea: Ka qenë një pëlqim fëminor i yti?

Elga: Po, sigurisht, 16 vjeçe dhe e pëlqeja këtë djalin.

 

Ardit Gjebrea: Në Gjermani ishte edhe ky?

Elga: Po, në Gjermani.

Ardit Gjebrea: Ky djali që ti e pëlqeje?

Elga: Po, që e pëlqeja, e kisha shokun tim të ngushtë.

 

Ardit Gjebrea: Ah e kishe shok të ngushtë këtë djalin?

Elga: Po, kjo ishte marrëdhënia jonë, një pëlqim dhe një shoqëri shumë e sinqertë.

Ardit Gjebrea: Ai të merrte në telefon?

 

Elga: Ai nuk është hera e parë që më bezdisi tani, edhe para 3 vitesh më shkruante, më thoshte, unë i thosha që unë jam shumë e lumtur, jam me dikë tjetër, duket edhe në rrjetet e mia sociale, fotot tona bashkë dhe ai dorëzohej, nuk shkruante më derisa më shkruajti prapë para 3 muajsh, më mori në telefon dhe në atë moment, kur Irakliu më pyet që “kush po të merr”, unë vendosa që të gënjeja./tvklan.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME