Ishte mësuese dhe tani punon shofere autobuzi, shqiptarja: Më paragjykojnë, por unë nuk ndalem

Eranda Dishani është shoferja e autobusit se është bërë virale në rrjetet sociale. Kjo pasi është ndër të parat femra që nget autobusin nga Vlora në Itali.

 

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Eranda ka treguar se profesionin e shoferes e ka trashëguar nga babai i saj, ndërkohë ka kryer studimet për mësuesi. Ajo theksoi se shpeshherë ka edhe paragjykime nga meshkujt, por kjo nuk e pengon që t’ja dalë.

 

“Unë babain e kam shofer. Pasi mbarova shkollën, fillova punë në një agjensi dhe më hipi kureshtja që çfarë kanë ata më shumë se unë. Edhe pronari më tha: ‘Hip se e zonja dhe mund ta ngasësh, kam besim të plotë’. Kur e mora, as mu fik, asgjë dhe aty mendova që ja dola edhe këtë radhë.

 

Në momentin kur kam marrë patentët më tha instrukstori mere se do të jesh një trimëreshë dhe do t’ja dalësh. Kështu ja arrita dhe ja ku jemi. Kam punuar si mësuese gati 5 muaj në Tiranë dhe 3 muaj në Vlorë.

 

Normal që kam patur njerëz që më kanë paragjykuar dhe jam bërë e famshme edhe përmes një video në TikTok. Komentet e para ishin të mira, më pas nuk më pëlqenin. Sepse i dukeshe si diçka e paarritshme nga femrat.

 

Deri në moshën 20 vjeçe kam qenë pas babait sepse kam qëne tip çuni se babi nuk ka djalë. Edhe aty duke mësuar, e merrja pa patentë poshtë pallatit, dilja aty nëpër lagje”, u shpreh ndër të tjera Eranda.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME