Ishte një emision edhe më kaotik të mërkurën në ‘The View’ pasi shikuesit dëgjuan një prej zonjave lëshoi gazra gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë.
Ndërprerja në mes të emisionit u shoqërua me një pellg uji të pashpjegueshëm teksa zonjat sapo kishin filluar të diskutonin për dokumentet e klasifikuara të gjetura brenda shtëpisë së ish-zëvendëspresidentit Mike Pence.
Në një segment gjatë emisionit, prezantuesja Whoopi Goldberg mund të shihet duke i treguar pellgun me ujë bashkë-prezantueses Sara Haines, duke e shtyrë Haines të lëvizë karrigen e saj kur dëgjohet zhurma.
Zhurma e fundit e gazrave erdhi menjëherë pasi ish-bashkëpunëtorja e Donald Trump, Alyssa Farah Griffin filloi të thoshte pjesën e saj mbi dokumentet e gjetura në shtëpinë e Pence.
Griffith, e cila gjithashtu punoi si ish-sekretare e shtypit për Pence, po ndante habinë e saj me lajmet kur Goldberg filloi t’i tregonte ujin Haines.