Nga Nereida Vitoja
Pashk Luka është banori I fshatit Paçram të bashkisë Vau Dejës I cili akuzon Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë elektrike për mbifaturim. Fatura e kryefamiljarit është 3 milion lek të vjetra në shtëpinë që është e pabanuar prej kohësh, ndërsa ai deklaron se pavarësisht ankesave që ka bërë nuk ka marrë asnjë përgjigje.
Ai kërkon, që kjo cështje të zgjidhet njëherë e mirë, pasi jo vetëm që nuk ka shpenzuar asnjë kilovat, dhe banesa që pretendohet nuk ka as matës të energjisë elektrike
Ky nuk është rasti I parë që abonentë të ndryshëm akuzojnë OSHEE për mbifaturim të faturave të energjisë elektrike, ndërkohë që banori Pashk Luka pret një reagim të institucioneve.