“Të zgjasë afatin e Big Brother Vip deri në 15 maj!”/ Avokati i njohur thirrje urgjente Arbana Osmanit, tregon lëvizjen ‘smart’ të kryeministrit: Që nga momenti i hyrjes se Ramës brenda…

Avokati i njohur Genci Gjokutaj nuk i ka kursyer ironitë në lidhje me çështjen ‘McGonigal’ në drejtim të kryeministrit Edi Rama.

 

Në një reagim në ‘Facebook’, Gjokutaj thekson se Rama mund të shpëtonte nga hetimet dhe sqarimet që duhet t’u jepte shqiptarëve vetëm po të futej në Big Brother.

 

Duçka mes të tjerash vijon me ironinë e tij, se shqiptarët e përmendur në aferën e ish-zyrtarit të lartë të FBI-së, Dorian Duçka dhe Agron Neza të sistemoheshin në kamperin e shtëpisë së Big Brother, pa të drejtë takimi me kryeministrin.

 

Postimi i plotë:

 

Nje zgjidhje e arte per KM ne kete situate per tju shmangur hetimeve, publikut, gazetareve dhe gjithe rehaprishesve te tij qe mos gjetshin qetesi o Zot eshte hyrja ne shtepine e Big Brother Vip! Atje do te relaksohet e rekuperohet plotesisht! Ngaqe banoret nuk jane ne dijeni te asgjeje mundet qe audiencen brenda shtepise ta mbaje lart me promovimin e Portit te Durresit, mbresave nga Nusreti, aeroporteve te reja ne cdo qytet te Shqiperise, inceneratoreve si histori suksesi madje madje tju sajoje edhe ndonje takim me Presidentin Biden gjate kohes qe banoret kane qene brenda! Deri ketu punet do te shkojne vaj! Qe ky projekt shmangje evakuimi i KM te finalizohet me sukses dhe Shqiperia te shpetoje KM dhe veten sepse si koncepte nuk mund te ndahen duhet qe produksioni i Big Brother VIP te:

 

1. Te zgjase afatin e Big Brother Vip deri ne 15 maj!

2. Te mos nominoje KM deri ne fund te spektaklit!

 

3. Te lejoje takimin e KM jashte kamerave me personat qe atij do ti duhen per menaxhimin e situates jashte shtepise!

4. Arbana Osmani te vazhdoje moderimin por qe nga momenti i hyrjes se KM brenda ne shtepi te asistohet e survejohet nga Engjell Agaçi!
5. Duçka dhe Neza te sistemohen tek kamperi i shtepise pa te drejte takimi me KM per arsye imazhi dhe sigurie!

 

Kjo levizje ”smart” e KM do te beje te mundur qe Shqiperia dhe shqiptaret te mos neperkemben më me ”fake case” nga Perendimi dhe ShBA! Nese veprohet shpejt se koha nuk pret Shqiperia nuk do te jete me ne rrezik! G??????

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME