Amantia ka 13 vite që vuan nga Parkinsoni.
Kjo sëmundje i ka sjellë shumë vështirësi në jetë, e megjithatë ajo ka treguar se është një grua shumë e fortë. Amantia ishte këtë të diel në rubrikën “Kam një mesazh për ty”, te “E diela Shqiptare”, ku ka ndarë historinë e saj.
Ajo ka treguar se pavarësisht se mjekësia dhe shkenca nuk kanë shumë gjëra në dorë për të përmirësuar gjendjen e saj, ilaçi më i mirë për të është dashuria, e cila sipas saj duhet në sasi të madhe.
Ardit Gjebrea: Si ndihesh tani?
Amantia: E qetë.
Ardit Gjebrea: Tani je Amantia?
Amantia: Po. Sigurisht.
Ardit Gjebrea: Ami s’ka punë me ne. Jashtë teje!
Amantia: Ami është rrugëtimi siç është jeta dhe vdekja. Ato ecin të dyja paralelisht. Kush del e para nuk ka rëndësi, por asnjëra nuk e di.
Ardit Gjebrea: Cila është lufta mes të dyjave?
Amantia: Është një luftë trupore. Unë nuk dua që ajo të më vërë poshtë dhe ajo nuk do që unë të jem në këmbë.
Ardit Gjebrea: Unë mësova se ti ke për sëmundjen një term me të cilin ti e koncepton dhe me të cilin ti e thërret.
Amantia: Fjala sëmundje mua më përkthehet “s’e mund dot” dhe ajo mua më bën më të vendosur, “unë ty do të mund. E para që të jepet në dorë për të mundur është shkenca, mjekësia, psikologët, ilaçet, por kam arritur pas 13 të kuptojë se ato ndikojnë shumë pak në këtë sëmundje. Ajo është e imja, personale dhe te unë ndikon ndryshe. Kam përshtypjen që e kam gjetur ilaçin, por duhet të jetë në sasi shumë të mëdha që të ndikojë. Nëse një njeri, sikur edhe sëmundje të mos ketë, por ndihet depresive, për një shkak apo për një apo për një tjetër, i vetmi ilaç që nuk blihet se nuk ka çmim është dashuria.
Ardit Gjebrea: Kush të jep dashuri?
Amantia: Unë do i grupoj. Dashurinë, tronditjen që kam marrë unë këto 7 vitet e fundit, sepse kaluan 5 vitet e bukura, 7 vitet e fundit kanë qenë jashtëzakonisht të vështira edhe mjekët “ngrenë duart” nuk më japin dot drejtim se është diçka e padukshme. Kur unë zvarritem, jam komplet në tokë, më vjen një telefonatë e cila ndodh në ato momente. Mbase hapësira ma dërgon, nuk e di. Kjo telefonatë më vjen nga dy prindër, të cilët nga tre vajza kanë humbur dy prej tyre.
Ardit Gjebrea: Dhe qëllon që të marrin pikërisht ata në telefon.
Amantia: Ata. Dhe në momentin që më marrin, mua më dridhet dora dhe nuk ua ngre dot telefonin se duhet të isha unë ajo që duhet t’i merrja e t’u jepja kurajo për atë çfarë… nuk ka fjalë, çfarëdo t’u thuash nuk depërton më te ata./tvklan.al