Clayvion Winn është një amerikan që ka një dashuri shumë të madhe për Shqipërinë, për gjuhën tonë, për këngët, madje edhe për vallet tradicionale.
Në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Winn shpalosi flamurin kuq e zi të cilën e mban në shtëpi.Win u shpreh se do të ishte i nderuar që të kishte pasaportën shqiptare.
“Kam dashuri për shqiponjën. Po. Do të isha i nderuar që ta kisha. Miqtë e mi më thonë, duhet ta kesh pasaportën shqiptare, duhet të jesh një shtetas shqiptar, duhet të jesh ambasador i Shqipërisë. Çdo gjë është e mundur”, theksoi ai.
Në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Winn tregoi disa nga ushqimet tradicionale shqiptare që janë të preferuarit e tij.
“Të gjitha. Pite me mish, bakllava, fli, shumë e mirë. Bukë me djath, byrek me mish, qebapi. Më pëlqejnë të gjitha. Fasule me suxhuk, po. I blej këto ushqime, shkoj në restorant. Nuk është problem”, theksoi ai.
Kënga “Kthehuni”, është e para që ai ka mësuar në gjuhën shqipe.“Po, pak. Shkolla, të gjithë shokët flasin shqip. Të gjithë shqiptarë, në shkollë edhe në punë. Punoj në departamentin e postës, të shpërndarjes së paketimeve.Janë nga Shqipëria dhe Kosova. Ishte kënga “Kthehuni”. Shokët e mi ma treguan në internet”, theksoi ai.