Një ngjarje e rëndë është shënuar në Milano të Italisë. Mediat iltaliane raportojnë se një 25-vjeçare është gjetur e vdekur në një universitet.
Trupi i vajzës u gjet me një shall në qafë me skajin tjetër të varur në një derë. Nuk ka detaje për vendin e krimit dhe për këtë arsye nuk dihet nëse dinamika është ajo e një akti vetëvrasës apo vrasje.
E reja u gjet mëngjesin e sotëm në orën 06:45 nga një kujdestare që po bënte turin e hapjes së Institutit, në një banjë pranë disa klasave. Kufoma është shfaqur e veshur dhe për momentin nuk janë vërejtur shenja dhune në trupin e saj.
Në vendin e ngjarjes është gjetur një shënim në të cilin e reja shprehte qëllimin e saj për të kryer vetëvrasje.
Shkrimi është gjetur dhe është marrë nga karabinierët. Sipas hetimeve të para mjeko-ligjore, vdekja e të resë daton shumë orë para zbulimit, me sa duket mbrëmjen e djeshme. E reja ishte me origjinë nga Amerika e Jugut dhe jetonte në Milano.