Big Brother Vip Albania ka thyer të gjitha rekordet e shikueshmërisë me shqiptarët që kanë hequr vëmendjen nga politika e sporti, për ta çuar brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Kjo dallohet qartë netët e prime-it, kur të martave dhe të shtunave, rrugët janë të boshatisura.
Kudo flitet për Big Brother VIP në Top Channel.
E po ashtu një tregtar ka gjetur një mënyrë të veçantë për të shitur fruta-perimet.
Ai i ka vënë emrat e konkurrentëve të BBVip disa frutave për t’i shitur ato.