“Je ulli pa kokrra”, zihen dy kunatat: Je hasmi numër një, më ke ftohur zemrën (Video)

Pjesa e dytë e “Shihemi në Gjyq”, rubrikës së “E diela shqiptare” në Tv Klan ka nisur me tone të ashpra mes Marias dhe Amalisë, dy kunatave. Moderatori Ardit Gjebrea është vendosur midis tyre, por asnjëra nuk i lëshon pe tjetrës me deklaratat e forta. Por sapo Gjebrea i drejtohet Marias, ajo ndryshon ton dhe flet me ëmbëlsi duke e habitur së tepërmi moderatorin.

 

Maria: Çfarë do moj zonjë ti nga mua?

 

Amalia: Largohu nga mua!

Maria: Nuk rrihem unë, nuk rrihem!

Amalia: Largohu nga mua!

 

Maria: Ja ku e ke koliben se edhe unë koliben atje poshtë e kam!

Ardit Gjebrea: Ne shyqyr që u takuam bashkë njëherë.

Maria: A je mirë o shok?

Ardit Gjebrea: Mirë jam, si je ti?

 

Maria: Mirë. More vesh? (I kthehet kunatës) Futu te foleja se dhe unë te foleja do futem! Dhe po ta mbajti qasu te unë!

Ardit Gjebrea: Ajo që më pëlqen më shumë… është e paparë, si mundet që njeriu të jetë kaq i dashur me dikë dhe kaq e egër me dikë?

 

Maria: Epo kunatë! Si natë! Unë jam kuditi, jam si dritë!

Amalia: Nuk e do më nusen e vëllait, ke të drejtë! Më prure edhe në televizion.

Maria: Je hasmi numër një tani për mua! Pikë! Të vjen inat, s’të vjen inat, më ke ftohur komplet zemrën!/

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME