E kafshoi qeni ndërsa po νidhte një shtëpi: Hαjduti denonon pronarin, kërkon dëmshpërblim

Një qen që kafshon një njeri nuk është lajm, një njeri që kafshon një qen është. Po një hajdut që hyn në shtëpinë tuaj, kafshohet nga Dobermani dhe ju kërkon edhe dëmshpërblim…çfarë quhet?!

 

Kjo nuk është një shaka, ka ndodhur në një qytet në Itali. Normalisht një individ i kapur natën në pronën e dikujt tjetër pa arsye do të kishte ikur me vrap duke falënderuar fatin që nuk u kap duke νjedhur.

 

Në rastin tonë, ky person, një afrikan që jeton në Itali, vendosi të bëjë një ankesë dhe të kërkojë kompensim nga pronari i qenit dhe pronari i shtëpisë.

 

Episodi u tregua në Facebook nga veterineri i Dobermanit. Ai konfirmon historinë: “Klienti im dëshiron të mbetet absolutisht privat dhe sigurisht që nuk do të jem unë ai që do them emrin e tij.

 

Mund të them vetëm se jeton në një qytet aty pranë dhe se më është drejtuar mua për shkak të episodit dhe qenit, sepse ishte thirrur nga autoritetet, siç më tha, pikërisht pas kafshimit të hajdutit nga qeni”.

 

Veterinieri e përmblodhi historinë në mesazhin e tij duke shkruar: “Dje një klient i imi, pronar i një Doberman, u thirr nga autoritetet sepse hajduti afrikan që një natë më parë tentoi ti hynte në shtëpi dhe ishte i kafshuar nga qeni i lartpërmendur, ka bërë denσncim dhe kërkon të rimbursohet për kafshimin e pësuar”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME