Studiuesi Frank Hoogerbeets ka arritur të parashikonte tërmetin që goditi mëngjesin e djeshëm juglindjen e Turqisë dhe Sirinë.
Mirëpo ai ka ngritur një tjetër alarm, pasi me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se duke u bazuar te gjeometria hënore një tjetër tërmet i fuqishëm pritet të bjerë rreth datës 8 shkurt, duke mos dhënë më shumë detaje.
“Gjeometria hënore mund të shkaktojë një aktivitet të fortë sizmik në ditët në vijim, veçanërisht rreth datës 8 shkurt, me shumë gjasa në intervalin M6. Ekziston një mundësi e vogël për një ngjarje sizmike më të madhe. Pasgoditjet do të vazhdojnë në Turqinë Qendrore dhe mund të arrijnë më lart M 5 deri në 6”, shkruan ai në Tëitter.
Mirëpo shumë shencëtarë nuk bien dakord me këtë parashikim të Hoogerbeets, të cilët shprehen se është e vërtetë që pasgoditjet do të vijojnë, por që nuk besohet të ketë lëkundje të forta.